back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeOVL-UÇK: Fushata ka ulur numrin e ftesave të Speciales

OVL-UÇK: Fushata ka ulur numrin e ftesave të Speciales

Të ngjajshme

Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë një makinë e parkuar

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin...

Festë e veçantë për familjen e Taulant Xhakës

Futbollisti i njohur Taulant Xhaka ka ndarë një urim...

Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë në shumën 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më...

Si u bë 14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

Një 14-vjeçar me rrënjë nga Kosova është bërë hero...

BMW-ja e Papës shitet për 156,000 euro

Një BMW R 18 Transcontinental me firmën e Papa...

Ndonëse vendi ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, ftesa të reja nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë po vazhdojnë të vijnë për ish-eprorë e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK), shkruan gazeta “Zëri”.

Listës së personave të intervistuar nga ky organ i drejtësisë i është shtuar edhe emri i zëvendëskomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, i cili është intervistuar të hënën për rreth tri orë. Ndërkaq sot të njëjtën gjë sikurse Bashota intervistimin para Prokurorisë Speciale pritet ta bëjë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së Naim Maloku.

Pavarësisht deklarimit të përfaqësuesve të OVL-së së UÇK-së se Specialja ka ulur numrin e ftesave të reja, avokatët e akredituar nga kjo Gjykatë thonë se zgjedhjet nuk e pengojnë aspak intensitetin e Speciales. Përkundrazi, siç shprehen ata, këto dy çështje nuk ndërlidhen aspak me njëra-tjetrën. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati, për “Zërin” ka thënë që në prag të fushatës zgjedhore është ulur edhe numri i ftesave nga Prokuroria Speciale. Mirëpo, sipas tij, ftesa të reja ka pasur dhe do të ketë edhe ditëve në vijim.

“Këto ditë ka pasur ftesa të reja dhe pritet të ketë ende. Ndoshta për shkak të fushatës ftesat janë ndalur paksa, mirëpo ftesa të reja vazhdon të ketë. Mund të jetë kjo një arsye që të mos ketë ndonjë ndryshim të situatës brenda partive, por nuk e dimë nëse kjo është arsyeja e vërtetë”, ka thënë Gucati.

Ndër të tjera ai bëri të ditur që edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së, emri i të cilit ende nuk është bërë publik, ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale të premten, më 13 shtator.

“Kemi edhe një ftesë të re, një ish-pjesëtar i UÇK-së nga Dragashi, i cili është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit dhe do të paraqitet në Hagë, më 25 shtator. Emri i tij ende nuk është bërë publik, por për ne është i njohur”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz