back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmePacolli e krahason Enver Hoxhajn me Ivica Daçiqin

Pacolli e krahason Enver Hoxhajn me Ivica Daçiqin

Të ngjajshme

Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali

Një 16-vjeçare raportohet të jetë zhdukur, në Hajvali. Rastin në...

Lamine Yamal ishte i pakënaqur me zëvendësimin, Hansi Flick: Është i ri…!

Skuadra e Barcelonës mbrëmë shënoi fitore të vështirë me...

​Rritja e pagës minimale, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

Nga muaji i ardhshëm paga minimale në Kosovë pritet...

Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision

Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur...

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka krahasuar nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Pacolli, i cili mban postet e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të zëvendëskryeministrit në qeverinë në largim të Ramush Haradinajt, i ka hedhur poshtë paralajmërimet e Hoxhajt për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga 10 shtete.

Hoxhaj, zëvendëskryeministër në largim, kishte paralajmëruar ditë më parë se 10 shtete mund ta tërheqin njohjen e Kosovës në të ardhmen, pas pohimeve të Serbisë se disa shtete tashmë kanë shfuqizuar vendimet e njohjes.

E, deklaratat e Hoxhajt i kanë penguar shumë Pacollit.

“Mu duk sikur e dëgjoja Daçiqin”, ka thënë Pacolli në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7. “Po më vjen keq…”, ka shtuar ai.

“Nuk ka tërheqje të njohjeve ashtu siç pretendohet”, ka këmbëngulur Pacolli.

Partia e Pacollit ka hyrë në koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, kandidat për kryeministër i këtyre dy partive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz