BallinaLajmeZëvendësministri prof. dr. Bashkim Musliu largohet nga NISMA

Zëvendësministri prof. dr. Bashkim Musliu largohet nga NISMA

Të ngjajshme

Hoti emëron U.D të Drejtorit Ekzekutiv të IQP-së, Kastriot Jasharin

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të...

ZRRE: Po monitorojmë situatën me njehsorë, nëse konstatohen gabime do merren masa

ZRRE ka deklaruar se është duke monitoruar situatën me...

Osmani: Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë

Qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e...

Përdori AI për të shkruar recension libri, New York Times largon nga puna gazetarin

New York Times ka ndërprerë bashkëpunimin me një gazetar...

Zëvendësministri prof. dr. Bashkim Musliu është larguar nga partia NISMA Socialdemokrate. Lajmin e ka bërë publik vet prof.Musliu, përmes një postimi ku shkruan:

Të nderuar qytetarë, të nderuar bashkëpartiakë Para pak kohësh, publikisht, kam shprehur mospajtimin me koalicionin NISMA-AKR. E kam quajtur miqësi me Jovan Bregun.

Mendoj se NISMA është dashur të shkojë e vetme në këto zgjedhje me qëllim që ta fuqizojë emrin dhe identitetin e saj. Në fund të fundit, siç është thënë, më e mirë është një humbje e ndershme se sa një fitore e turpshme.

 Intelektuali duhet t’i ketë parimet e tij mbi çdo interes të partisë dhe kurrë nuk duhet të shkrihet plotësisht në asnjë parti. Duke u nisur nga këto parime do t’ia mbajë fjalën vetes ( duke u kërkuar falje të gjithë shokëve që janë në NISMA edhe për shkakun tim) duke qenë i vetëdijshëm se më së vështiri është t’ia mbash fjalën vetvetes.

Të nderuar bashkëpartiakë siç e dini unë kam shprehur haptazi qëndrimin tim refuzues lidhur me koalicionin e lartpërmendur. Përveç kësaj pritjet e mia ( nuk është fjala për pritjet në aspektin personal ) nuk janë përmbushur ashtu siç kam menduar. Ndoshta edhe për arsye se pritjet kanë qenë më të mëdha se sa është dashur. Fjala është veçanërisht për votimin e demarkacionit ndaj të cilës NISMA është dashur të mbajë tjetër qëndrim.

Duke mos u pajtuar me koalicionin, sepse mendoj se është i dëmshëm; duke mos u pajtuar edhe për mënyrën se si është bërë ky koalicion dhe për shkak se nuk janë përmbushur pritjet e mia në kuptimin e përgjithshëm që nga sot largohem nga NISMA.

Me këtë rast i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi duke ju uruar shëndet dhe suksese në jetë! Miqësisht, Bashkim Musliu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz