back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeLimaj i guximshëm, fton kandidatët për kryeministër në debat televiziv

Limaj i guximshëm, fton kandidatët për kryeministër në debat televiziv

Të ngjajshme

Zvicra shkon në pushim me katër gola epërsi ndaj Kosovës (VIDEO)

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Zvicër –...

Shahini: Bizneset të zhgënjyera me pushtetin, kapitalin po e bartin jashtë Kosovës

Në emisionin EURO n’T7 me Menduh Abazin është diskutuar...

Mbrojtje e dobët e Kosovës, Zvicra shënon edhe golin e tretë (VIDEO)

Zvicra ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Kosovës. Silvan...

Zvicra i shënon Kosovës, Akanji gjen rrjetën pastër

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Zvicrës dhe...

Kreu i Nismës Socialdemokrate dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, i ka ftuar në një debat televiziv të gjithë kandidatët e tjerë për kryeministër, Veselin nga PDK, Haradinajn nga koalicioni AAK-PSD, Vjosa Osmanin nga LDK dhe Kurtin nga VV.

“Nga salla historike në Kaçanik 29 vite më parë është miratuar Kushtetuta e Kosovës. Ftova kandidatët për kryeministër të vendit të dalim në një debat të përbashkët televiziv dhe ta shpalosim vizionin tonë për qeverisjen e ardhshme”, ftoi Limaj.

Ai tha se qytetarët e Kosovës meritojnë ta dinë vizionin tonë për dialogun.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë ta dinë se cili është vizioni ynë për dialogun, për zhvillimin ekonomik dhe për të gjitha shqetësimet e qytetarëve”, ka thënë Limaj.

“Kandidatët për kryeministër e kanë për borxh t’u tregojnë qytetarëve pse ata duhet të votohen”, tha Limaj.

Limaj është shprehur i gatshëm të përballet me secilin nga kandidatët për kryeministër.

“Unë jam i gatshëm, qoftë individualisht, qoftë në debat të përbashkët, të përballem me secilin”, tha Limaj.

Gjithashtu Limaj i ftoi elektoratin e tij në Kaçanik që të mobilizohen në mënyrë që Nisma të dalë fituese në zgjedhje.

“Në takim me strukturat e Nismës në këtë qytet i ftova ata të mobilizohen dhe këto ditët e mbetura deri në zgjedhje, të angazhohen maksimalisht, në mënyrë që Nismën dhe koalicionin tonë ta nxjerrim fitues të zgjedhjeve”, tha kreu i Nismës Socialdemokrate.

“Për Kaçanikun do të ishte nder që në Kuvendin e Kosovës t’i mbrojnë interesat e tyre kandidatët tanë nga kjo komunë Agim Caka dhe Hizri Vishi”, tha Limaj.

“Ftoj qytetarët e Kaçanikut t’i mbështesin kandidatët tanë nga kjo komunë dhe kandidatët tjerë nga lista e Nismës, Bashkë për Shtetin! ”, shtoi kandidati për kryeministër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz