back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDetaje për aksidentin ku mbeti i lënduar një person

Detaje për aksidentin ku mbeti i lënduar një person

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Një person ka mbetur i lënduar para pak minutash pasi është goditur nga një makinë derisa ishte në lëvizje me biçikletën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërkohë sipas burimeve të Gazetës Express, vetura e cila ka goditur qytetarin ka qenë duke u drejtuar nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se biçiklisti është dërguar për tretman mjekësor, dhe se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar inrormatën për një aksident trafiku në rrugën Dardania në Fushë Kosovë, ku kanë qenë të përfshira një veturë dhe një biçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

I lënduari sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes është rreth moshës 25 vjeçare./Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz