back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli: E turpshme, 40 milionë euro në vit për veteranët e...

Kadri Veseli: E turpshme, 40 milionë euro në vit për veteranët e rremë

Të ngjajshme

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, ka thënë se 40 milionë euro në vit që shkojnë për veteranët e rremë, do të mund të përdoreshin për të hapur mundësi të reja për rininë, që të qëndrojë në Kosovë dhe të mos emigrojë jashtë vendit.

Gjatë takimit me vetarë të zonës së Mitrovicës ai ka theksuar se një nga pesë shtyllat e planit të tij është pikërisht zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës çlirimtare, duke njollosur uniformën e shenjtë të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Ndalesën e fundit mbrëmë e bëra me veteranë të zonës së Mitrovicës. I falënderova për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë në luftën çlirimtare dhe që po më japin tash në luftën kundër korrupsionit. Ne diskutuam edhe për Planin Kundër Korrupsionit, zbatimin e të cilit do ta nisi në 100 ditët e para si kryeministër.

Një nga pesë shtyllat e këtij plani është zgjidhja e çështjes së mashtruesve që janë regjistruar si veteranë të luftës sonë çlirimtare, duke njollosur uniformën e shenjtë të UÇK-së. Kjo është edhe një barrë e madhe për buxhetin e shtetit, sepse rreth 40 milionë euro në vit që shkojnë për veteranët e rremë, do të mund të përdoreshin për të hapur mundësi të reja për rininë, që të qëndrojë në Kosovë dhe të mos emigrojë jashtë vendit.

Shpërndajeni në faqet tuaja për të treguar respekt për veteranët e vërtetë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz