back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaKulturëVdes këngëtari i njohur

Vdes këngëtari i njohur

Të ngjajshme

Mbappe humb penallti kundër Barcelonës

Skuadra e Real Madridit e pati një mundësi të...

Mustafa i sheh zgjidhje zgjedhjet e reja: Sa më shpejt, aq më mirë

Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën...

Vetaksident në Drenas, vetura përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në...

Bellingham nuk i le të gëzohen Barcelonën, shënon menjëherë gol

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e avantazhit...

“Santiago Bernabeu” në festë, Bellingham shënon për epërsinë e Real Madridit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e epërsisë...

Këngëtari amerikan, Eddie Money, i cili kishte shënuar suksese në skenën e muzikës së viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta me këngët “Two tickets to paradise” dhe “Take me home tonight”, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Ai ishte autor i 11 albumeve muzikore dhe i kishte shitur rreth 30 milionë kopje gjatë karrierës së gjatë prej katër dekadash.

“Me zemër të rënduar i themi lamtumirë bashkëshortit dhe babait tonë të dashur. Është shumë vështirë ta paramendojmë botën tonë pa të. Sidoqoftë, ai do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.

Eddie Money, i cili fillimisht quhej Edward Joseph Mahoney, u lind në Brooklyn të Nju Jorkut në vitin 1949. Ai e realizoi albumin e parë në vitin 1977. Ky album ishte shitur në më shumë se dy milionë kopje.

Kënga “Take me home tonight”, e cila në fakt ishte një duet me Ronnie Spector, ishte një ndër sukseset më të mëdha të këngëtarit, duke e renditur atë në vendin e katërt në Shtetet e Bashkuara.

Ai kishte treguar më 24 gusht se vuante nga kanceri i ezofagut. Këngëtari i ka lënë pas vetes gruan dhe pesë fëmijët, shkruan “BBC”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz