back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeNenad Rashiq kandidat i serbëve për kryeministër

Nenad Rashiq kandidat i serbëve për kryeministër

Të ngjajshme

Nenad Rashiq do të jetë kandidat për kryeministër nga koalicioni “Sloboda” që në gjuhën shqipe do të thotë liria.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga ky koalicion.

Në komunikatë thuhet se Nenad Rashiq është kandidati më i duhur për t’u nominuar për kryeministër.

“Nenad Rashiq është shembulli i drejtë i një përfaqësuesi të vërtetë të serbëve të Kosovës, ai është një intelektual serb, inteligjent dhe i përkushtuar i cili që nga fillimi i marrjes me politikë, ka mënjanuar dallimet si dhe ka rrënuar barrierat e mosmarrëveshjeve në mes te popujve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Koalicioni -Sloboda- ( Liria) përbëhet nga përfaqësuesit e serbëve autentikë Kosovar , të cilët kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe integrimin e tyre në shoqërinë Kosovare, për të siguruar demokracinë e plotë në bashkëjetesë me të gjithë popujt të cilët jetojnë në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz