BallinaJetëVarikocela, 15 në 100 adoleshentë të prekur nga kjo patologji

Varikocela, 15 në 100 adoleshentë të prekur nga kjo patologji

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Varikoçela është zmadhim i venave brenda qeskës që mban testikujt (skrotum). Ajo është e ngjashme me venat varikoze që shfaqen në këmbë.

Varikoçela është një nga shkaqet e prodhimit të ulët të spermës dhe rënies së cilësisë së saj, duke rritur rrezikun e infertilitet. Megjithatë, jo në të gjitha rastet varikocela ndikon në prodhimin e spermës. Varikoçela mund të pengojë zhvillimin normal të testikujve ose të shkaktojë tkurrje të tyre.

Në shumicën e rasteve varikocela zhvillohet me kalimin e kohës. Fatmirësisht, shumica e rasteve të varikocelës mund të diagnostikohen lehtësisht dhe nuk kanë nevojë për trajtim, ashtu siç nuk përjashtohen as rastet kur nevojitet ndërhyrja kirurgjikale.

Sipas Shoqatës Evropiane të Urologjisë, 15 në 100 adoleshentë janë të prekur nga kjo patologji.

Simptomat

Varikoçela zakonisht nuk shfaq shenja ose simptoma. Rrallë mund të shkaktojë dhimbje, e cila varion:

  • Nga e lehtë deri në parehati
  • Dhimbja shtohet me qëndrimin për një kohë të gjatë në këmbë
  • Përkeqësohet gjatë ditëve
  • Lehtësohet kur shtriheni me shpinë
  • Rrit rrezikun për infertilitet

Me kalimin e kohës varikocela zmadhohet dhe bëhet më e dukshme. Varikocela paraqitet si një grup venash të fryra dhe të prekshme (variçe venoze) që ngjajnë me një “qese krimbash” mbi testikul.

Kur duhet të bëni një vizitë mjekësore

Duke qenë se varikocela zakonisht nuk shkakton asnjë simptomë, shpesh nuk kërkohet trajtim. Varikoçela mund të zbulohet gjatë një kontrolli për fertilitetin ose një kontrolli mjekësor rutinë.

Por, nëse keni dhimbje ose ënjtje në skrotum, zbuloni një masë në skrotum ose vëreni që testikujt janë në madhësi të ndryshme apo keni probleme me fertilitetin, flisni me një mjek.

Me kalimin e kohës varikocela mund të zmadhohet dhe të bëhet më e dukshme.

Një sërë problemesh mjekësore mund të shkaktojnë zhvillimin e një mase skrotale ose dhimbje të testikulit, disa prej të cilave kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Shkaqet

Kordoni spermatik transporton gjakun në testikuj. Nuk dihet me siguri se çfarë e shkakton varikocelën. Gjithsesi, shumë ekspertë mendojnë se varikocela formohet kur valvulat brenda venave në kordon pengojnë qarkullimin normal të gjakut, duke çuar në zgjerim të venave, dëmtim të testikujve dhe përkeqësim të fertilitetit.

Varikoçela zakonisht zhvillohet gjatë pubertetit.

Faktorët e rrezikut

Nuk ka ndonjë faktor rreziku të dukshëm për zhvillimin e varikocelës.

Komplikacionet

Varikocela mund të shkaktojë:

  • Tkurrje të testikulit (atropi). Pjesa më e madhe e testikulit përmban tuba të vegjël që prodhojnë spermatozoide. Kur dëmtohet, si nga varikocela, testikujt zvogëlohen dhe zbuten. Nuk është e qartë se nga shkaktohet tkurrja e testikulit, megjithatë, mosfunksionimi normalisht i valvulave lejon që gjaku të grumbullohet në vena, gjë që mund të rezultojë në presion të shtuar në vena dhe ekspozim ndaj toksinave në gjak, duke çuar në dëmtim të testikulit.
  • Varikocela mund të rrisë temperaturën në pjesën përreth testikulit, ndikon në formimin e spermës, lëvizjen dhe funksionon e saj.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz