BallinaSportFamilja e Vojvodës të emocionuar: Kështu reaguan pas golit të djalit të...

Familja e Vojvodës të emocionuar: Kështu reaguan pas golit të djalit të tyre kundër Çekisë

Të ngjajshme

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Espanyolit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Olta lajmërohet nga Roma, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Haradinaj përkujton heroin, Yll Morina, në përvjetorin e rënies

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Agjencia e OKB-së për migracionin paralajmëron për zhvendosje masive në Iran

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të dielën se kushtet...

Ethet e bukura të fitores së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë ende nuk kanë kaluar.

‘Dardanët’ ishin mjaft të gëzuar me fitoren e arritur dje (7 shtator) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Por, këtë fitore të Kombëtares së Kosovës e shijuan më shumë familja e Mërgim Vojvodës që shënoi golin e dytë dhe të fitores për ‘Dardanët’.

Familja e mbrojtësit shqiptar që jeton në Belgjikë, mirëpo me vendlindje janë nga Llausha e Skenderajt, janë shprehur shumë të lumtur.

“U ndiva mirë sepse i gjithë publiku ishte ndier mirë në momentet e golit. Unë e kam djalë, por ai së pari po bën për Kosovën dhe në fund për vetën”, ka thënë Hamdi Vojvoda, babai i lojtarit të Kosovës në një intervistë për RTK-në.

Nëna e tij, Naxhia, po ashtu është shprehur e lumtur me golin e shënuar të djalit të saj.

“Unë si nënë e Mërgimit jam tepër e lumtur, shumë jam e gëzuar, sidomos kur e kam parë momentin e golit, nuk mundem as ta përshkruaj atë moment”, ka thënë nëna e Vojvodës.

Kosova më 10 shtator do të përballet me Anglinë në kuadër të Grupit A në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë natyrisht një përballje e vështirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz