back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeNë zgjedhjet e parakohshme, 2500 vëzhgues do të jenë në terren

Në zgjedhjet e parakohshme, 2500 vëzhgues do të jenë në terren

Të ngjajshme

Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes...

Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të sjelljes...

Dy të vdekur pas shembjes së një biblioteke në Korenë e Jugut

Dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë rezultojnë të...

Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Evropë

Donald Trump, ndonëse në rënie popullariteti në SHBA, rezulton...

Ndodh më në fund: Toney ia rrëmben puthjen Benitës (VIDEO)

Tash e disa ditë, Toney dhe Benita kanë treguar...

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë Ekzekutive e organizatës FOL, e cila funksionon në kuadër të “Demokracia në Veprim”, ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë 2 mijë e 500 vëzhgues, të cilët do të njoftojnë për çdo parregullsi.

Në një intervistë, ajo ka thënë së për këtë janë duke u përgatitur edhe financiarisht.

“DNV është duke u përgatitur në këtë aspekt financiarisht. Do të jenë mbi 2 mijë e 500 vëzhgues nëpër terren, kemi edhe vëzhgues afatgjatë që e monitorojnë fushatën zgjedhore. Numri  i tyre është shumë i madh, jemi në përgatitjet finale, besoj që do të kemi mundësitë financiare që gjithçka të realizohet sipas planit të paraparë”.

Ajo tha se përveç që do të monitorojnë fushatën zgjedhore, do të ndihmojnë edhe votuesit.

“DnV do të jetë në të gjitha qendrat e votimit, do të ketë edhe ekipe mobile të cilat do të jenë në të gjithë territorin e Kosovës. Aty ku mund të kemi ndonjë parregullsi ku na lajmërojnë vëzhguesit nga terreni, do të ketë edhe call center në Prishtinë, ku do të jenë mbi 100 vullnetarë ku do të pranojnë dhe do të kontaktojnë me gjithë vëzhguesit në terren. DnV përveç monitorimit të zgjedhjeve dhe të fushatës do të monitorojë edhe edukimin e votuesve që e bën KQZ, por të njëjtën kohë do të mundohet t’i nxit votuesit të dalin në zgjedhje, do të kemi një lloj edukimi të votuesve, qofshin votues të ri, por do të japim edhe më shumë informata qytetarëve që ta dinë saktë se ku kanë për të votuar ditën e zgjedhjeve me 6 tetor”, tha ajo për Telegrafin.

Drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani gjatë intervistës për Telegrafin

Demolli-Nimoni nga pozita e saj si drejtoreshë e Lëvizjes FOL, tha se janë duke menduar të rikthejnë debatin (Fol hapur) me kandidatët për kryeministër.

“Sapo t’i kemi kandidatët zyrtarë besoj se do të fillojmë me organizimin e Fol hapur – shpresojmë dhe jemi duke planifikuar që të kemi një audiencë prej studentëve, të cilët do të kenë mundësi që brengat e tyre t’i shprehin direkt tek kandidatët të cilët janë për kryeministër”, ka thënë ajo.

Në fund, ajo ftoi partitë politikë që të jenë korrekt në garë, të respektojnë rregullat dhe ligjin për zgjedhje. Po ashtu ajo bëri thirrje tek qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz