BallinaLajmeMbi 120 anëtarë të AAK-së në Vushtrri i bashkohen PDK-së

Mbi 120 anëtarë të AAK-së në Vushtrri i bashkohen PDK-së

Të ngjajshme

Miqësore vëllazërore mes veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare e veteranëve do të zhvillojë një ndeshje...

Isufi: Haradinaj do të jetë aktiv dhe do të jetë në listë në zgjedhjet e 7 qershorit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar...

Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë

Në rast të mungesës së karburanteve ose karburanteve, Zvicra...

Arsenali vulos fitoren, shënon edhe golin e tretë ndaj Fulhamit (VIDEO)

Arsenali veçse ka siguruar fitoren ndaj Fulhamit, pasi ka...

Zyrtarë të strukturave të Degës së AAK-së në Vushtrri, bashkë me mbi 120 aktivistë të partisë së Ramush Haradinajt kanë aderuar sonte në PDK.

Këtyre aktivistëve që aderuan nga AAK në PDK u priu ingjinieri Astrit Shartari dhe Asambleistja e deritashme e AAK-së, Teuta Aruqi – Shartari.

Nga AAK në PDK-në e Vushtrrisë para pak ditësh ka aderuar edhe nënkryetari i AAK-së, Rrahim Tahiri.

Në këtë aktivitet që u mbajt sonte në Vushtrri, PDK-së iu bashkua edhe nëndega e AKR-së nga fshati Stanovc i Vushtrrisë.

Mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës, atyre u dëshiroi kreu i PDK-së Kadri Veseli, njëherësh kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Ai përmes një postimi në faqen në Facebook tha se mijëra qytetarë anekënd Kosovës po i bashkohen çdo ditë vizionit të PDK-së për të ardhmen e Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik në vend, po vazhdon të rritet edhe më shumë në çdo lagje, fshat e qytet. Luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit sot iu bashkuan edhe mbi 100 aktivistë të AAK-së, pjesë e strukturave të saj në Vushtrri. Ne jemi besim dhe shpresë për të gjithë qytetarët tanë!”, ka shkruar Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz