back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeNjerëz të shtrirë dhe qytetarë të trazuar pas të shtënave me armë

Njerëz të shtrirë dhe qytetarë të trazuar pas të shtënave me armë

Të ngjajshme

Vrasësi i kryeministrit japonez e pranon veprën: Unë e kreva, ja pse e bëra këtë veprim

Tetsuya Yamagami, burri i akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit...

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda...

Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund martesës së tyre?

Showbizi shqiptar është përfshirë sërish nga një lajm që...

Shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë, kishte mbjellë marihuanë në dhomën e tij

Një burrë nga Prishtina është shoqëruar në stacionin policor,...

Kush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Të dielën me 56 vota për, 52 kundër dhe...

Persona të shtrirë në rrugë dhe qytetarë të trazuar janë parë në rrugën “Muharrem Fejza” të lagjes Mati 1 në Prishtinë.

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga këto gjuajtje me armë zjarri. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë katër persona të plagosur. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Nga pamjet e siguruara nga Sinjali, shihen njerëz të shtrirë rrugëve si dhe qytetarë të trazuar. Disa prej tyre u kanë dhënë të plagosurve ndihmën e parë. /Sinjali

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz