back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeTeuta Rugova tërhiqet nga kandidimi për deputete

Teuta Rugova tërhiqet nga kandidimi për deputete

Të ngjajshme

Hailey “çmend” rrjetin me fotot e fundit, duket më në formë se kurrë

Modelja dhe influencuesja e njohur, Hailey Bieber, ka ndezur...

Horoskopi ditor, e shtunë 6 shtator 2025

Dashi Qielli i dashurisë do jete goxha i trazuar gjate...

Zgjedhjet e 12 tetorit, KQZ sot mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen...

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi...

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, ka vendosur të tërhiqet nga gara për deputete në zgjedhjet e 6 qershorit.

Njëri prej zyrtarëve brenda kryesisë së LDK-së, tha për Sinjalin se Rugova ka vendosur që këto zgjedhje të mos kandidojë për deputete.

Teuta Rugova është bija e presidentit historik Ibrahim Rugova. Ajo ishte deputete e Kuvendit të Kosovës për dy mandate rresht dhe është cilësuar si deputetja më pasive e Kuvendit.

Nuk mbahet mend që Teuta Rugova ta ketë mbajtuar ndonjë fjalim ndonjëherë. Madje ajo nuk ka dhënë as intervista për mediat.

Sidoqoftë, duket se Rugova ka ndarë mendjen që më mos të jetë përfaqësuese e popullit. Nuk dihet nëse do të heq dorë komplet nga politika.

Ndryshe, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot në selinë e tyre.

Një mbledhje tjetër, ajo e Këshillit të Përgjithshëm është paralajmëruar për sot prej orës 11:30.

Pas kësaj mbledhje pritet që LDK-ja të dalë me listën e kandidatëve për deputetë. /Sinjali

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz