back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaRegjionaleFunksionalizohet ujësjellësi në Polac (FOTO)

Funksionalizohet ujësjellësi në Polac (FOTO)

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me drejtorët komunalë dhe banorët vendas, kanë përuruar funksionalizimin e ujësjellësit në fshatin Polac, nga i cili do të furnizohen me ujë të pijshëm ato shtëpi që janë të kyçura në sistem.

Në Polac para banorëve kryetari Jashari tha:

“U erdhi fundi pritjeve me vite të tëra, në fakt që nga 2010-ta kur është ndërtuar si ujësjellës, të banorëve që kanë vuajtur për një pikë ujë të pijshëm, që në mungesë të tij, kanë qenë të ngarkuar me barrën e furnizimit dhe mbushjes së rezervave nga kudo që kanë mundur të marrin andej rrotull.

Sot, bashkë me banorët përuruam funksionalizimin e ujësjellësit në Polac, prej ku fillon furnizimi me ujë të pijshëm për banorët dhe ato shtëpi që janë të kyçura në sistemin e ujësjellësit, ndërkohë që nga nesër do të angazhohemi t’u zgjidhim problem edhe ekonomive tjera familjare, që edhe ato të kenë ujë të pijshëm.

E pifshi për shëndet!”.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz