back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeBaton Dushi që e ofendoi gazetaren aderon në partinë e Shpend...

Baton Dushi që e ofendoi gazetaren aderon në partinë e Shpend Ahmetit

Të ngjajshme

Nivel i lartë i manganit në Badoc, IKShPK: Mos e përdorni ujin për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar...

Mësohet sakrifica që e ka bërë Jacksoni për t’iu bashkuar Bayernit

Historia befasuese e Nicolas Jackson po bën jehonë në...

Ndërron jetë doktori i famshëm kosovar, Faik Hima

Me dhimbje të thellë është bërë e ditur se...

Sulmet ndaj Kushtetueses, reagon shefi i EULEX-it: Të papranueshme

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka theksuar rëndësinë...

Shefi i Kabinetit të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Baton Dushi, sot ka aderuar në Partin Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, raporton Front Online.

Dushi vetëm pak ditë pasi që është emëruar shef i kabinetit të ministrit Shyqiri Bytyqi, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook e ka ofenduar gazetaren e Koha Ditore duke e quajtur atë përbindëshe dhe llum mediatik.

“Më vie keq që jam bërë pre mediatike e një përbindëshi të tillë! Më vie keq që kemi një gazetare të tillë jo profesionale. Ajo, në vend që të jetë vërtetë investigative, mjerisht vie dhe bëhet hiq më pak se sa llum mediatik” pat shkruajtur Dushi.

Për ofendimin e tij ndaj gazetares, AGK ka kërkuar nga  Ministri i Arsimit dhe MASHT të distancohet nga gjuha fyese e Dushit, por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Ndryshe mediat  patën shkruajtur edhe për vajzën e Dushit e cila vitin e kaluar patë marrë bursë 100% .

Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti sot  në një konferencë për media prezantoj aderimet më të reja në partin e tij, Ministrin Shyqiri Bytyqi i cili ditë më parë u largua nga Nisma Socialdemokrate  dhe Baton Dushin i cili është asamblist në komunën e Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz