BallinaRegjionaleMitrovicëPersoni që preu shiritin në vend të Agim Bahtirit, mbronte edhe shtëpinë...

Personi që preu shiritin në vend të Agim Bahtirit, mbronte edhe shtëpinë e Kadri Veselit tri vite më parë

Të ngjajshme

Në gusht të 2016-të, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërmorën një aksion duke dërguar një pankartë tek shtëpia e Kadri Veselit në Mitrovicë. Atyre përveç që iu doli kundër Policia e Kosovës, kundër ishin edhe disa banorë.

Njëri ndër ta, ishte personi që sot preu shiritin e shkollës “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, në vend te kryetarit të Komunës, Agim Bahtirit.

Pas kësaj, erdhën deklarata nga i pari i Komunës së Mitrovicës, që ky person është nip i Kadri Veselit.

Por, para pak çastesh qytetari i Mitrovicës në një intervistë, tha se nuk i takon asnjë partie, vetëm e ka bërë këtë për të iu hakmarrë Agim Bahtirit që nuk e ka punësuar, pasi që, sipas tij, ai i kishte premtuar dy vende pune.

Gazeta Insajderi, mblodhi këto dy video, ku paraqitet njeriu i njëjtë si në 2016-të ashtu edhe sot në 2019-të./ Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz