back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeZyba reagon për vendimin e Ramush Haradinajt që ia ndau 658 mijë...

Zyba reagon për vendimin e Ramush Haradinajt që ia ndau 658 mijë euro Gjimnazit Loyola

Të ngjajshme

S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve...

Barcelona transferon super talentin holandez, e konfirmon Fabrizio Romano

Barcelona ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit...

Ish deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba përmes një postimi në llogarin e tij në Facebook e ka komentuar vendimin e Haradinajt  për të ia ndarë 658 mijë euro gjimnazit Loyola.

Reagimi i Zybes erdhi pas lajmit se djali i kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj ka filluar sot mësimin në këtë gjimnaz.

Zyba ka thënë se vendimet si ky dëshmojnë keqpërdorimin e parasë publike për interesa të ngushta personale

“Vendime si ky, që dëshmojnë keqpërdorimin e parasë publike për interesa të ngushta personale të udhëheqësve shtetëror të deritashëm, drojë që as një orar pune prej 18 orësh në ditë nuk mjafton në zbardhjen e të gjitha keqpërdorimeve të parasë së qytetarëve” ka shkruajtur ai.

Mes tjera ai tha se Kryeministri në ditën qe e përcolli djalin në shkollë private e përuroj edhe një shkollë publike.

“Ish Kryeministri Haradinaj, në ditën kur e përcolli djalin e tij në shkollë private, në të njëjtën rrugë që bëri, ai preu shiritin e një shkolle publike në Therandë të ndërtuar me para të shtetit! Investimet në infrastruktur i shohin vetëm si mundësi të mirë për përfitime personale”.

Kryeministri Ramush Haradinaj vitin e kaluar kishte marrë vendim për të ia ndarë rreth 700 mijë euro kësaj shkolle.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz