back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeVeseli viziton fabrikën që punëson mbi 100 të rinj: Me ekip të...

Veseli viziton fabrikën që punëson mbi 100 të rinj: Me ekip të ri do të mbështesë punësimin e të rinjve

Të ngjajshme

“Tre Luanët” pa problem me Andorrën, fitojnë dhe vazhdojnë si lider i grupit

Kombëtarja e Anglisë ka vazhduar me fitore në kualifikime...

Zgjedhjet lokale: Prishtina me 224 mijë votues – pasojnë Prizreni e Ferizaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen...

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja shënoi Ditën...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Inovacionit dhe ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka vizituar sot një fabrikë. Kjo fabrikë punëson mbi 100 të rinj që prodhojnë panela solarë të cilat eksportohen në Evropë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, ka thënë ke këtë rast se ka vendosur që me njerëz të rinj, të arsimuar mirë e të pakorruptuar, të punojë në mbështetjen e të rinjve që ata të krijojnë perspektivë në Kosovë.

“Me ministrin Muzafer Shala e vizituam fabrikën e prodhimit të paneleve diellore “Jaha Solar”, e cila është më e madhja në rajon dhe punëson rreth 110 punëtorë. Cilësia e produkteve të teknologjisë së avancuar ka bërë që kjo kompani të rritet dhe të sigurojë tregje të reja”, tha Veseli.

“Si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzaferi e ka ekspertizën e duhur për t’i nxitur të rinjtë dhe për t’i mbështetur idetë e tyre inovative. Me mbështetjen e duhur, shumë kompani do të mund të konsolidohen, zgjerohen dhe të hapin vende të reja të punës. Me këtë ekip të të rinjve kompetentë dhe të pakomprometuar, ne do ta luftojmë korrupsionin. Do të krijojmë mundësi të reja, që të rinjtë tanë të mos emigrojnë, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin tonë”, ka deklaruar Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz