back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajme“Boll ke kullotë” – Kusari – Lila i përgjigjet Kadrijajt me një...

“Boll ke kullotë” – Kusari – Lila i përgjigjet Kadrijajt me një foto nga uji i maleve shqiptare

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Ofendimit të ish deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, i është përgjigjur kryetarja e ALternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Përmes një fotografie në mes të ujit në Shqipëri, Kusari-Lila, ka shkruar “Më thanë që kishin shkru për mua…Përgjigja ime është kjo: nga uji i maleve shqiptare, a përnime e keni aaaa”, ka shkruar Kusari – Lila.

Gjatë ditës zyrtarja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka kushtuar një status kryetares së Alternativës, e cila nuk ka bëri koalicion parazgjedhor me asnjë parti të mëdha.

Kadrijaj tha se askush nuk e deshi Kusarin ose ‘askënd nuk arriti ta mashtrojë.

“Skena politike është “varfëru” që ish nën-presidentja e AKR e tash kryetarja e klubit Alternariva Mimosa Kusari ka mbet pa koalicion. Kush se deshti apo ma mirë me thanë kërkon smujti me mashtru. Gjakova më së miri e pa dhe Gjakova më së miri e demaskoj retorikën e saj mashtruese. Boll e ke kullotë Mimoze!”, ka shkruar Kadrijaj.

Partia e Kusarit ishte në negociata me Lëvizjen Vetëvendosje, por nuk arritën ndonjë marrëveshje, ndërkaq sot ka bërë të ditur ish-partneri i Kusarit, Ilir Deda, që nuk do të garojë për deputetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz