back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajme10 emrat e parë në Listën e PDK-së

10 emrat e parë në Listën e PDK-së

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...

Burime të portalit Republika.info brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur emrat që po përfliten për 10-shen e parë në listën zgjedhore të kësaj partie.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pritet që të jetë edhe bartësi i listës.

Vendin e dytë sipas burimeve të Republika.info mund ta zë nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili në të kaluarën ka mbajtur postin e ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit e poashtu ka qenë edhe ministër i Bujqësisë.

Në vendin e tretë pritet të jetë këngëtarja dhe arkitektja Eliza Hoxha e cila muaj më parë i është bashkuar kësaj partie.

I kartëri në listën zgjedhore të PDK-së pritet të jetë Mergim Lushtaku i cili në zgjedhjet e fundit ka qenë në mesin e deputetëve më të votuar me mbi 19 mijë vota.

Uran Ismaili i cili aktuaisht është ministër i Shëndetësisë pritet të jetë i pesti. Kurse mbesa e presidentit Hashim Thaçit, Evgjeni Thaçi – Dragusha sipas burimeve brenda PDK-së pritet të jetë e gjashta në këtë listë.

Hajredin Kuçi pritet të jetë i shtati në listën zgjedhore të PDK-së. Kujtojmë se Kuçi në të kaluarën ka qenë ministër, si dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë Thaçi.

Nënkryetari tjetër i PDK-së, Enver Hoxhaj pritet të jetë i teti në këtë listë. Hoxhaj aktualisht është zëvendëskryeministër në largim.

Ish-kandidatja e PDK-së për kryetare të MItrovicës, Valdete Idrizi pritet të jetë e nënta në listë.

Ndërsa top 10-shen e kësaj partie pritet ta përmbyll Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të shqyar të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz