back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeBesoni ose jo, kjo urë ndodhet në Kosovë

Besoni ose jo, kjo urë ndodhet në Kosovë

Të ngjajshme

Horoskopi për ditën e sotme, 7 shtator 2025

Dashi Jupiteri ju inkurajon të komunikoni qartë për çështjet financiare,...

​Zbulohet shkaku i aksidentit tragjik në Lisbonë

Në aksidentin fatal të elevatorit Gloria në Lisbonë, kablloja...

Moti për sot: Temperaturat shkojnë deri në 30 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell...

Ky është moti për nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell...

Ura që i bashkon të dy anët e fshatit Koretin të Kamenicë është pothuajse e shkatërruar. E banorët e këtij fshati po kërkojnë nga komuna që ta rregullojnë urën dhe të lehtësohet qarkullimi në këtë anë, por këta të fundit po ankohen se nuk po kanë buxhet.

Fatmir Rafuna, banor i Koretinit ka treguar se si pasojë e dëmtimit të kësaj ure po rrezikohen edhe fëmijët që pothuajse çdo ditë kalojnë nëpër këtë urë.Ai thotë se për gjendjen e urës disa herë janë ankuar në komunën e Kamenicës por që gjithmonë kanë hasur në vesh të shurdhër.Edhe Bafti Hajdari e cila kalon mbi këtë urë disa herë në ditë thotë se gjendja e kësaj ure është mjaftë e keqe.

Sipas tij, banorët po kërkojnë të ndërtohet një urë më efikase, pasi që kjo urë lidhë edhe fshatra të tjera jo vetëm banorët e Koretinit.         Hajdari thotë se nga komuna u është kumtuar se në mungesë të buxhetit nuk mund të rregullohet kjo urë.E sipas banorit të Koretinit, Haki Kovani rregullimi i kësaj ure e cila është në gjendje mjaftë të rëndë do t’i shkurtonte rrugët për banorët e kësaj ane.

E në komunën e Kamenicës lidhur me këtë kërkesën e banorëve të fshatit Koretin, thonë se janë duke munduar t’i trajtojnë me prioritet problemet e banorëve të kësaj komune, por pengesë për zgjedhjen e shumë telashe në këtë komunë po konsiderohet buxheti i vogël.

Zëdhënësja e komunës së Kamenicës, Margarita Rushiti tha se kanë përfunduar dëgjimet publike për hartimin e buxhetit 2020-22 dhe se në të ardhmen do t’i shohin mundësitë për ta zgjedhur edhe problemin e urës së këtij fshati.Kujtojmë që banorët e Koretinit të Kamenicë janë në telashe edhe me ndotje e lumit dhe kundërmimin e erërave për shkak se në lumin Krivareka që e ndan fshatin Koretin derdhen ujërat e zeza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz