BallinaJetëVdes në moshën 93 vjeçare miliarderi suedez, zbuluesi i Tetra Pak-ut

Vdes në moshën 93 vjeçare miliarderi suedez, zbuluesi i Tetra Pak-ut

Të ngjajshme

Shpërthim në depon e municioneve në Burundi, vriten 13 civilë

Të paktën 13 persona u vranë dhe dhjetëra të...

Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fitorja ime jeni ju”

Pas eliminimit nga Big Brother, Mali ka reaguar për...

Presidenti i Iranit i drejtohet popullit amerikan: Ne nuk ushqejmë armiqësi ndaj kombeve tjera

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka publikuar një letër drejtuar...

Miliarderi Hans Rausing, ish-shefi suedez i kompanisë së njohur botërore për paketimin e ushqimit, Tetra Pak, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

Ai ishte djali i themeluesit të kompanisë, Ruben Rausing. Hansi e udhëhoqi këtë kompani të suksesshme nga viti 1950 deri më 1995, kur ia shiti aksionet vëllait të tij.

Rausing ishte i njohur për shumën e madhe të parave që e dhuronte për bamirësi në Suedi dhe në Britani të Madhe.

Sipas revistës “Forbes”, pasuria e familjes Rausing është rreth 12 miliardë dollarë, duke e bërë atë një ndër familjet më të pasura në Britani të Madhe.

Babai i Hansit, Rubeni, e themeloi kompaninë “Tetra Pak” në Suedi më 1944. Kompania njihet për revolucion në tregtinë botërore të paketimit të ushqimit.

Në vitet e tetëdhjeta, vëllezërit Rausing u zhvendosën nga Suedia në Britani të Madhe për t’iu shmangur taksave më të larta në atdheun e tyre dhe shpejt u bënë ndër njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz