“Si do që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën Lëvizja VETËVENDOSJE dhe LDK-ja, do mbetet ajo që ato i dallon dhe i ndanë mes veti sa qiellin e tokën: VV e din si i ndihmohet dhe si i shërbehet Kosovës, e LDK-ja e dinë si sundohet e si zhvatet ajo!
Andaj Lëvizja Vetëvendosje e sheh Kosovën si vend të cilit gjithmonë i kanë munguar burrështetas që do i shërbenin asaj, e LDK-ja si shtet të cilit i mungojnë sundues që do vazhdojnë ta zhvatin atë.
Shikuar nga ky këndvështrim, drejtuesit e LDK-së me asgjë nuk dallojnë nga ata të ‘Klanit Pronto’, për të cilët Kryetari i VV ishte, dhe mbeti, armik më i madh i tyre se cilido burrështetas serb.
Pra, LDK-ja e tanishme thuajse me asgjë nuk ndryshon nga PDK-ja, përpos të shkuarës së saj të lavdishme kur i shërbente pavarësisë së Kosovës, e me të cilën, ajo e mbulon të sotmen dhe turpin e saj të viteve kur, si gjithë sunduesit tjerë, e zhvati vendin.
Shkurtë e shqip, LDK-ja i ngjanë një vajze të përdalë, e cila i shitet e i përdridhet atij që i ofron më shumë, por si bijë e familjes së njohur që është, nuk mbetet e pamartuar, sepse dikush e merr për grua prej zori, e dikush shkaku i namit familjar!”