back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaJetëShpallet e pafajshme pas 35 vitesh burg

Shpallet e pafajshme pas 35 vitesh burg

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Pas 35 vitesh burg për vrasje, një grua në Nevada u shpall e pafajshme dhe u dëmshpërblye me 3 milionë dollarë. 68-vjeçarja premtoi se do të kërkojë dëmshpërblime të tjera nga shteti.

Një grua në Nevada e cila ka vuajtur 35 vjet burg për një vrasje që nuk e kishte bërë, tashmë është shpallur e pafajshme pas provave të ADN-së dhe është dëmshpërblyer me 3 milionë dollarë.

Keti Boski, aktualisht 68 vjeç, do të vazhdojë të kërkojë dëmshpërblim nga shteti dhe nga ish detektivi që ajo e akuzon se ka krijuar prova dhe një rrëfim të paqenë për të ndërsa ajo ishte paciente në një spital psikiatrik në vitin 1979.

Tashmë gruaja jeton me të afërmit e saj në Uashington, por është pjesë e historisë si gruaja që ka vuajtur dënimin më të gjatë me burg duke qenë e pafajshme. Avokatja e saj u shpreh se asnjë shumë parash nuk do t’i kthejë jetën klientes së saj, por të paktën paratë do të përdoren për kurimin e 68-vjeçares.

Sipas avokates në momentin e marrjes në pyetje Boski ka qenë nën efektin e qetësuesve të fortë, ndërsa hetuesit përpiqeshin të zbulonin autorin e vrasjes së një studenteje 19-vjeçare./ABC News Albania 24/7

Të Fundit

Sport

ShowBiz