back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmePejë: Vëllezërit ndërhyjnë për ta shpëtuar kunatën, vëllai tjetër njërin e rrah...

Pejë: Vëllezërit ndërhyjnë për ta shpëtuar kunatën, vëllai tjetër njërin e rrah e tjetrin e godet me kallash

Të ngjajshme

SHBA uron kreun e ri të SPAK-ut

Shtetet e Bashkuara presin të vazhdojnë partneritetin e fortë...

AZ Alkmaar dyfishon rezultatin ndaj Dritës

AZ Alkmar e ka dyfishuar rezultatin ndaj Dritës. Golin e...

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Drita – AZ Alkmaar

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drita –...

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit policor në Pejë, me datë 28.8.2019 rreth orës 13:00, është informuar për një rast në rr.’Zenel Podrimqaku’, në fshatin Novosellë-Pejë.

Një person viktimë shkon tek shtëpia e të dyshuarit (vëllait të tij), i cili ishte duke shkaktuar dhunë (rrahur) bashkëshorten e tij, për të ndërhyrë-ndërprerë dhunën që ushtronte i dyshuari ndaj saj. Mirëpo, i dyshuari e sulmon edhe vëllain e tij viktimë duke e goditur me grushte, dhe ne ndërkohë aty vjen edhe viktima nr.2 (vëllai tjetër), atëherë i dyshuari futet brenda, nxjerr armen gjysmë automatike dhe me të sulmon edhe viktimën nr. 2 duke e goditur me
tytë (kondak) të armës, më ç ‘rast i shkakton lëndime të dukshme në anën e djathtë të kokës.

Patrulla e policisë i përgjigjët vendit të ngjarjes, e fut situatën nën kontrollë, arreston personin e dyshuar të cilin e sjell në stacionin policor Pejë. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe Njësiti i Hetimeve i këtij stacioni.

I dyshuari, F.P. i lindur 1970 m/k/sh është intervistuar, arma e cila është përdorur në rast është konfiskuar. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër i caktohet ndalimi policor dhe dërgohet në mbajtje për 48 ore. Viktimave u ofrohet ndihma mjekësore dhe pas intervistimit lirohen. Rasti me urdhër të prokurorit është iniciuar si më larë, thuhet në njoftimin e policisë. /Ballkani.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz