BallinaLajmeVdes një shtetas i Kosovës në Serbi, është nga ky qytet

Vdes një shtetas i Kosovës në Serbi, është nga ky qytet

Të ngjajshme

Rasim Binakaj varroset nesër

Rasim Binakaj, i cili u vra ditën e djeshme...

Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët

Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me...

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Audi ka konfirmuar rikthimin e njërit prej modeleve të...

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

Një shtetas i Kosovës nga komuniteti rom me emrin Imer Kerelaj, nga Gjakova, muajin e kaluar ka vdekur në Serbi dhe ende nuk i është mundësuar kthimi në Kosovë për t’u varrosur, raporton Korrespodenti.

Ai ka vdekur më datën 17 korrik 2019 në ora 08.21 të mengjesit në Spitalin Krahinor të Vojvodinës në Novisad.

Kryetar i Amzes së Shqipëtarëve në Serbi, Demo Berisha, ka njoftuar se është telefonuar nga spitali për vdekjen e tij, ku më pas, Berisha ka njofuar Policinë Rajonale të Gjakovës, të cilët i kanë thënë këtij të fundit se me këtë punë merret Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ).

Berisha, në njoftimin e tij thotë se edhe pse MPJ e kishte kontaktuar zyren ndërlidhëse në Beograd, ende nuk është ndërmarrë diçka konkrete për kthimin e tij në Kosovë.

Kryetar i Amzes së Shqipëtarëve në Serbi, sot sërish është njoftuar për herë të fundit, ku në rast se nuk ndërmerret diçka për kthimin e të ndjerit në Kosovë, ai do të varroset në varrezat e paidentifikuara në Serbi.

Mësohet se i ndjeri Imer Kerelaj kishte shkuar në Vojvodinë për të punuar. Ai ishte sëmurë dhe kishte shkuar në Spitalin Krahinor të Vojvodinës në Novisad për t’u shëruar, ku pas tri dite ka vdekur.

Kryetar i Amzes së Shqipëtarëve në Serbi, Demo Berisha, ka bërë apel nëse dikush njeh familjen e tij në mënyrë që të bie në kontakt me ta për kthimin e tij për t’u varrosur në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz