back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeSami Lushtaku sërish në gjykatë, thotë se gjykimi ndaj tij është për...

Sami Lushtaku sërish në gjykatë, thotë se gjykimi ndaj tij është për motive politike (VIDEO))

Të ngjajshme

U godit nga lisi, vdes një burrë në Ferizaj

Një burrë ka humbur jetën në Manastric të Ferizajt,...

​Moti sot

Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti...

Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR...

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare...

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në rastin Lushtaku, raporton Koha Ditore.

Seanca e sotme ka përfunduar, derisa ajo është paralajmëruar se do të vazhdojë më 24 shtator. Lushtaku thotë se gjykimi ndaj tij po bëhet me motive politike

Ka nisur seanca ndaj Sami Lushtakut, i cili i është drejtuar me një fjalim të shkurtër gjykatës.

Ai ka thënë se e ka më shumë për media se sa për gjykatën.

“Ky proces është politik”, ka thënë Lushtaku, teksa ka shtuar se kjo aktakuzë është e qëllimshme kundër tij.

Ai është ankuar se në aktakuzë e ka gruan, djalin, dhëndrin.

“I kam edhe do fëmijë të vegjël”, ka ironizuar Lushtaku.

I pandehuri, Ismail Dibrani, që në kohën kur Lushtaku akuzohet se është arratisur, ka qenë drejtor i Administratës në Shërbimin Korrektues ka thënë se prokurorja nuk e di pse është ai i akuzuar.

“Për shkak të këtij gjykimi ka njerëz që e kanë humbur punën”, ka thënë ai.

 09:2820 muaj prej seancës së fundit rasti Lushtaku kthehet në gjykatë

Pas me shumë se 20 muajsh prej seancës së fundit të mbajtur, Gjykata Themelore në Prishtinë, sot do të provojë të mbajë seancë në rastin e aktakuzës që lidhet me dyshimet për arratisjen e ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

Gjykimi ka qenë i planifikuar të fillojë nga ora 09:00, raporton Koha Ditore.

Prej janarit të vitit 2018 deri tani Gjykata Themelore në Prishtinë e ka zvarritur këtë gjykim, duke mos thirrur asnjë seancë.

Në këtë rast, përveç Sami Lushtakut, akuzohen edhe djali i tij- deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Bajram Dibrani, Dardan Geci, Mervete Hasani-Lushtaku, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena.

Pretendimet e prokurorisë janë që, arratisja e ish-kryetarit të Skenderajt, nga QKUK-ja kishte ndodhur në maj të vitit 2014, në kohën kur Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, përderisa ndodhej në paraburgim për rastin ‘Drenica’

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz