BallinaLajmeNëna e ish-policit të vrarë shpërthen në britma e lot pak metra...

Nëna e ish-policit të vrarë shpërthen në britma e lot pak metra larg trupit të pajetë të djalit të saj

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...
Familjarët e ish-policit që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet kanë shkuar në vendngjarje. Nëna e viktimës bashkë me disa të afërm të tjerë janë konfliktuar me policinë për shkak se nuk janë lejuar paraprakisht të kalojnë brenda zonës së shiritit të sigurisë. Ajo ka shpërthyer në lot dhe është ulur në një bordurë anës rrugës, pak metra pranë automjetit ku ende qëndron i vdekur djali i saj.

Policia: Gjendet një makinë e djegur në Ferraj, dyshohet se i përket autorëve

Policia jep informacionin zyrtar mbi vrasjen e ish-policit te ‘Xhamlliku’.

“Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”. Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin. Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve. Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112″, njofton policia.

Ish-polici që u vra mbrëmjen e sotme në Tiranë, mik me Ervis Martinaj

Santiago Malko, ish-polici që u vra sot në zonën e Xhamllikut në kryeqytet njihej si mik me Ervis Martinaj. Ai ka qenë prezent në ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar në bllok ku u vra Fabian Gaxhaj. Në mbrëmjen kur ka ndodhur vrasja në Bllok, Malko është fokusuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë brenda në lokal, teksa në kokë mbante edhe një kapele.  Ai ka hyrë në lokal pas Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos në lokalin Monopol.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz