back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeDel emri/ Kush është ish-polici i vrarë në atentat mbrëmjen e sotme...

Del emri/ Kush është ish-polici i vrarë në atentat mbrëmjen e sotme në Tiranë

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Oxhakut në Tiranë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Santiago Malko.

Ai është vrarë brenda makinës së tij tip BMWX5.

Paraprakisht, thuhet se ai ka njohje me një grup kriminal në Tiranë, ndërsa në vitin 2016 është përfshirë në një konflikt me dy vëllezër.

“Panorama” shkruante më 16 prill 2016, se personat e përfshirë në konflikt një ditë më herët ishin Edmond e Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç dhe ish-punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit, 23-vjeçari Santiago Malko.

Të dyja palët, kishin në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti ka ndodhur në lokalin e Edmond Lashit.

Ka qenë ish-polici Santiago Malko që ka shkuar në pikën e basteve të vëllezërve Lashi dhe është konfrontuar fizikisht me ta. Nga përleshja fizike, 23-vjeçari është plagosur lehtë, pasi është goditur me grusht në hundë.

Ish-polici ka tentuar të përdorë armën, madje duke goditur njërin prej vëllezërve me qytën e saj.

Më pas dy vëllezërit kanë ndërhyrë dhe ia kanë marrë armën, duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës. Ndaj ditën e sotme, Policia ka liruar dy vëllezërit dhe ka arrestuar ish-policin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz