back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeTërmkolli: Duhet të jem ndër të parat në listë për deputete

Tërmkolli: Duhet të jem ndër të parat në listë për deputete

Të ngjajshme

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për...

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Lidhjes Demokratike të Kosovës pas përzgjedhjes të kandidatit për kryeministër të vendit, tashmë i ka mbetur të propozoj emrat për listën zgjedhore për deputet të Kuvendit të Kosovës- shkruan Periskopi.

Anëtarja e kësaj partie, Melihate Tërmkolli e cila që nga viti 2017 nuk ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës. Periskopi ka kontaktuar me Tërmkollin në lidhje me rikthimin e saj në ulësen e deputetes.

Sipas Tërmkollit nëse LDK do ta vlerësoj dijen, guximin politik e disa tipare të tjera, ateherë kandidimi duhet të jetë ndër të parët.

“Nëse vlerësohet dija, guximi politik, autoriteti dhe integriteti politik kombëtar, kandidimi duhet të jetë ndër të parët, nëse jo, atëherë ta shohim”, tha Tërmkolli për Periskopin. E pyetur se a shpreh gatitshmëri të rikthehet sërish në ulësen e deputetes, Termkolli thotë: “Nuk është veç çështje dëshire është çështje vullneti, kapaciteti e mundësie për të dryshuar gjendjen në vend”, thotë Termkolli.

Tutje, ajo shton se beson në fitoren e LDK’së.

“Besoj në fitoren e madhe të LDK’së, të Vjosës për Kryeministre dhe fitore për Kosovën”, përfundon Termkolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz