back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëQKMF në Mitrovicë pajiset me Rëntgen digjital (FOTO)

QKMF në Mitrovicë pajiset me Rëntgen digjital (FOTO)

Të ngjajshme

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Pezullimi i dialogut strategjik, Shtuni: SHBA është lodhur me papjekurinë dhe veprimet e papërgjegjshme të Kurtit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Ardian Shtuni, ka...

Chelsea dështon në minutat e fundit

Skuadra e Chelseat ka dështuar të fitojë në ndeshjen...

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, është bërë sot përurimi i aparaturës më të re të rëntgenit digjital. Në ceremoninë e përurimit i pranishëm ishte kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe punëtorë të tjerë shëndetësorë.

Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri ka thënë se është kënaqësi e veçantë që sot përurojmë një mjet digjital i cili është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës.

‘Sot, jemi mbledhur këtu për të përuruar këtë aparaturë shëndetësorë, vlera e të cilit arrin shumën mbi 100 mijë euro dhe është nga teknologjitë më të fundit. Ky investim i cili i dedikohet qytetarëve tregon se komuna është e përkushtuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes blerjes së aparaturave të reja”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani, tha se ndihet jashtëzakonisht mirë qe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë u pajis me një aparaturë moderne dhe cilësore, ku tani e tutje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës do të ju ofrohen shërbime shëndetësore kualitative.

Ajo më tutje ka shtuar se ky projekt madhorë i cili kap vlerën mbi 100 mijë euro është vazhdimësi e furnizimit me aparatura mjekësore, dhe është realizuar përmes investimeve kapitale komunale.

Edhe drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm pajisjen e QKMF-së me rëntgen digjital duke theksuar se tani e tutje do të ofrohen shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët.

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

Fotografia e Komuna e Mitrovicës - Faqe zyrtare

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz