BallinaLajmePos Agim Veliut, këta janë dy nënkryetarët tjerë. Ky është vendimi për...

Pos Agim Veliut, këta janë dy nënkryetarët tjerë. Ky është vendimi për koalicione parazgjedhore

Të ngjajshme

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar tre nënkryetarët e partisë.

Agim Veliu do të jetë nënkryetari i parë.

Si nënkryetar i dytë do të jetë Lutfi Haziri, derisa nënkryetare e tretë, do të jetë Vjosa Osmani, merr vesh gazeta Blic.

Ndërkaq, u vendos që LDK të negociojë me të gjitha partitë, pos me PDK-në.

“Këshilli vendosi që Agim Veliu të jetë nënkryetri i parë, Lutfi Haziri nënkryetar i dytë dhe Vjosa Osmani nënkryetre e tretë. Në Këshill të Përgjithshëm u vendos që LDK të negocioj jo vetëm me Vetëvendosjen, por edhe me partitë tjera. Përpos PDK-së iu është bërë bllok”, tha ky burim.

Ndryshe, gjate ditës së djeshme, menjëherë pas nomnimit të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministër, ka pas një takim ndërmjet drejtuesve të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.

Mirëpo, siç merr vesh Gazeta Blic, nuk ka pasur marrëveshje ndërmjet dy partive.

Në anën tjetër, edhe ish- deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla e ka konfirmuar se s’ka marrëveshje ndërmjet dy partive.

Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinëzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz