back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAnglisë do t’i mungojë lojtari i njohur kundër Kosovës

Anglisë do t’i mungojë lojtari i njohur kundër Kosovës

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

“Tre Luanët” nuk do të mund të llogarisin në mbrojtësin e majtë, Luke Shaë, i cili u lëndua së fundmi me ekipin e tij, Manchester United. Ndërkohë, edhe Kosova do t’i ketë disa mungesa për duelin ndaj Anglisë, i cili do të zhvillohet më 10 shtator.

Anglia nuk do të mund të llogarisë në Luke Shawn për ndeshjet e shtatorit, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, mbrojtësi i majtë është lënduar në ndeshjen e fundit me Manchester Unitedin dhe pritet të mungojë një muaj,

Me këtë rast, “Tre Luanët” duhet ta shikojnë zëvendësuesin e Shawt, i cili do të mungojë në ndeshjen e 10 shtatorit ndaj Kosovës.

Shaw u zëvendësua në pjesën e parë në ndeshjen e së shtunës ndaj Crystal Palacet.

Ai do të mungojë në gjashtë ndeshjet e ardhshme të “Djajve të Kuq” ndaj Southamptonit, Leicesterit, West Hamit, Arsenalit, Liverpoolit e Norwichit, por edhe në dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020”, kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

Nga ana tjetër, Kosova po ashtu do të përballet me lëndime dhe mungesa për ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe Herolind Shala, do të janë katër mungesat e mëdha të “Dardanëve”. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz