back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeA pati ofertë nga PDK për kryeministër të Kosovës? Flet Bekim Jashari

A pati ofertë nga PDK për kryeministër të Kosovës? Flet Bekim Jashari

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mohoi zërat se ka pasur ndonjë ofertë për kandidat si kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ose ndonjë ofertë për të hyrë në këtë parti.

Jashari në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se partitë politike duhet të bashkohen për të mirën e vendin, pasi që viti i ardhshëm do të jetë  vit përfundimtar i përmbylljes së shumë proceseve të hapura me Serbinë.

“Unë kam thënë që nuk është e vërtetë oferta për kryeministër ose për të hyrë në parti nuk ka pasur ofertë për kryeministër. Unë shpresoj që të shkojmë në mënyrë të qetë dhe të jemi të unifikuar, sepse ka nevojë, ngase viti i ardhshëm duhet të jetë viti përfundimtar i përmbylljes së proceseve të hapura që një shekull me Serbinë”, tha Jashari.

Jashari ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen shumë shpejt, duke thënë se spektri politik dhe liderët politikë duhet të jenë të bashkuar, në mënyrë që proceset politike të shkojnë mbarë.

“Si situatë mund të them që jemi mësuar ku duhet të kemi shpesh zgjedhje pothuajse çdo dy vite, ka nevojë spektri politik, por edhe liderët e partive demokratike të jenë të unifikuar”, shtoi Jashari.

Ditë më parë në media u përfol emri i Bekim Jasharin, si një mundësi për kandidat konsensual për kryeministër nga radhët e PDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz