BallinaLajmeMinistri drenicas aderon në këtë parti politike

Ministri drenicas aderon në këtë parti politike

Të ngjajshme

Fatmir Limaj po mbetet edhe pa një krah në parti. Nismës, subjektit të udhëhequr prej tij, nga kjo fillim javë po i ikën edhe një figurë e rëndësishme, transmeton Gazeta Metro.

Është Shyqyri Bytyqi të cilit nuk po i shkon më bashkëpunimi me Limajn. Ai ka vendosur t`i ndajë rrugët me liderin e tij të deritashëm partiak Fatmir Limajn, mëson Sinjali nga burimet e afërta me Bytyqin.

Sinjali nga këto burime merr vesh se ministri në largim i Arsimit do të kalojë në Partinë Socialdemokrate. Sipas këtyre burimeve, Shyqyri Bytyqi pritet të aderoj nesër në partinë e Shpend Ahmetit e cila së fundi ka lidhur koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Përçarjet mes Limajt e Bytyqit kishin nisur kohë më parë. Ky i fundit madje ishte injoruar nga partia e tij, Nisma Socialdemokrate, në rastin e përurimit të një shkolle në Malishevë. Bytyqi pati thënë vet se i ka mbetur hatri dhe ndjehet i injoruar nga partia e tij

Ditë më parë nga kjo parti u largua edhe Bajram Hasani, ish ministër i Tregtisë i cili ishte shkarkuar kohë më parë. Ai ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Shyqyri Bytyqi ikën nga Nisma drejt PSD’së

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz