Skuadra e Ballkanit e ka mundur Feronikelin në takimin e javës së dytë në IPKO Superligën e Kosovës me rezultatin 3:1, shkruan BlicMedia.
Pas këtij triumfi të skuadrës nga Theranda me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar trajneri i Ballkanit Ismet Munishi.
Munishi ndër të tjera e ka quajtur zotëri trajnerin e Feronikelit.
Ai gjithashtu ka thënë se trajneri i Feronikelit nuk e meriton të sulmohet nga disa media për humbjen ndaj Ballkanit.
Ky është ppstimi i Ismet Munishit.
Futbolli i bashkon njerezit . Futbolli i bashkon popujt. Treneri i Feroniklit nje zoteri i vertete . Nuk e meriton sulmin qe po e bejne disa media sepse ka vetem 2 jave ne Kosove . Respekte per trenerin Dejan Vukicevic do te jet vlere e shtuar me bagazhin e tije eksperincen e tije ne futbollin tone ,respekte per Kampionin Feroniklin qe ka lojtare fantasik,lufta vazhdon kampionati sapo ka filluar . Lojtareve te mi urime fitoren me lan pa teskt megjithese i kemi parapa disa gjana . Kosova po shkon perpara kjo eshte e sigurte.
