back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKoalicioni LDK- VV shumë pranë, Albin Kurti “tërhiqet” për postin e Kryeministrit

Koalicioni LDK- VV shumë pranë, Albin Kurti “tërhiqet” për postin e Kryeministrit

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Dita e ditës, një marrëveshje për koalicion parazgjedhor mes Vetëvendosjes e LDK-së, po duket e më pranë. Kjo të paktën, sipas deklaratave nga të dy palët.Por, një problem thuhet të jetë ai që do të kandidoj për kryeministër nga këto dy parti.

E jo vetëm që ky emër ende nuk është zgjedhur, LDK nuk e dinë ende as emrin e atij që do ta kandidojnë ata.

Por, shefi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në emisionin televiziv të gazetës inFokus, n’Konak, thotë që më e rëndësishmë se kjo është programi i përbashkët.

“Natyrisht që secili subjekt do të donte ta kishte kandidatin e vet për kryeministër që të fitoj edhe në bisedimet për koalicion edhe nesër në zgjedhje, por unë nuk shoh që mund të kemi probleme të patejkalueshme, i ngelet ekipeve tona të diskutojnë, na ngelet neve, z. Mustafës dhe meje që të dakordohemi, por unë këto i shoh pra në njërën anë të paraprira nga harmonizimi programor dhe në anën tjetër në funksion të asaj çfarë duam”

Ndërsa, Kurti, gjithashtu ka shtuar, se nuk është problem edhe nëse nuk është vet kandidat për shef qeverie.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se me çdo kusht duhet të jem unë, asnjëherë skam thënë një gjë të tillë, le të merremi vesh çka po duam pastaj vijmë tek emrat, që të merremi vesh duhet të theksojmë të përbashkëtën, duhet ta kem edhe pikënisje edhe destinim”.

 

 

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz