back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNjë grua 43 vjeçe vritet në Pejë, policia nis hetimet

Një grua 43 vjeçe vritet në Pejë, policia nis hetimet

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Një grua e moshës 43 vjeçe është vrarë sot në Pejë. Burime të Express kanë thënë se dyshimet e para janë se vrasësi është burri i gruas.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se një grua e moshës 43 vjeçare është gjetur e vdekur në Pejë.

“Sot më 24 8 rreth orës 12.50 një qytetar ka informaur policinë se në rrugën “Remzi Hasani”  në Pejë një person i gjinisë femërore ka qenë e shtrieë në rrugë dhe është identifikuar. Sh.R e lindur më  1975 nga Gjakova”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.

Policia bashkë me autoambulancën e kanë dërguar viktimën në spital ku është konstatuar edhe vdekja e saj prej mjekëve.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin ne ngjajres. Është njoftuar prokurori i shtetit. Është shikuar vendi i ngjarjes”, thuhet më tej në përgjigje.

Ndërkohë, burime të Express brenda hetuesisë kanë thënë se gruaja dyshohet se është vrarë nga burri i saj.

E njëjta është e komnunitetit rom.

Të njëjtin rast e ka raportuar edhe gazetari nga Peja, Adnan Hysenaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz