back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKjo parti po i kërkon PDK-së koalicion: Pa juve nuk bën

Kjo parti po i kërkon PDK-së koalicion: Pa juve nuk bën

Të ngjajshme

Lugu i Butë — Krimet e tmerrshme në Komunën e Istogut

Shkruan: Gani Dreshaj Një letër e hapur për komunitetin, historianët...

Dyshohet se kanë vjedhur parfume në një hotel, tre shtetas grekë kapen në Bogorodicë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë...

Coldplay thyen rekordin e stadiumit Wembley

Coldplay festoi fundin e koncerteve të tyre rekord prej...

Partia Liberale e Kosovës, e cila më parë ishte drejtuar nga Gjergj Dedaj, ka shprehur preferencat e saj për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

PLK-ja, përmes një komunikate për media, theksoi se pa PDK nuk mund te mbyllen proceset historike te shtetit te Kosovës!

“Partia Liberale e Kosovës, si subjekt i traditës dhe shtetformuse, konsideron se subjektet politike kosovare, ne këtë faze para elektorale, duhet te dëshmojnë pjekuri, urtesi dhe demokraci!

Elektorati kosovar tashme është i pjekur dhe nuk joshet nga adoleshentet politik, fjalamanet skizoid dhe profiteret politik.

Padyshim se duhet te votohen subjektet serioze dhe lidere, te cilat garantojnë shtet ligjore, progres ekonomik, perspektive euroatlantike dhe partneritet me SHBA, NATO dhe Bashkimin Europian!

Mbyllja e çështjeve te hapura me Serbinë fqinje dhe përfundimi i dialogut, mbetet sfide, te cilen mund ta garantoje vetëm nje qeveri e spektrit te gjere, ne krye me Partine Demokratike te Kosovës, pa te cilen nuk mund te mbyllen proceset historike te shtetit te Kosoves!

Nuk ka kohe per eksperimente fjalamanesh dhe ta pa guximshem! Rexhep Isufi, kryetar i PLK” thuhet në komunikatën e PLK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz