Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para çastesh në Prishtinë, ku kamioni i kompanisë ‘Pastrimi ‘që ka qenë në shpejtësi të madhe nuk ka arritur të frenoj, me ç’rast janë aksidentuar 9 vetura, trasmeton Gazeta Metro.
Një grua që ka qenë në njërën nga veturat dhe punëtori i kompanisë që ka qenë mbrapa komisioni, janë lënduar rëndë.
Policia ka treguar për Metron se 9 vetura janë përfshirë në aksident, dhe deri tani ndihme mjekesore u eshte ofruar tre personave.
“Rreth ores 13:00 kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne rrugen Agim Rmadani ne Prishtine. Ne kete aksident kane qene te perfshira 9 vetura dhe nje kamion. Si pasoje e aksidentit deri tani ndihme mjekesore u eshte ofruar tre personave. Me rastin po merren njesitet perkatese”, ka thënë Ahmeti.