BallinaLajmeEkskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor

Të ngjajshme

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Pas koalicionit AAK- PSD, para pak minutash është arritur edhe koalicioni i dytë parazgjedhor.

Gazeta Blic nga burime mirë të informuara, ka marrë vesh se është arritur koalicion parazgjedhor ndërmjet Nismës Socialdemorkate dhe Alenacës Kosova e Re.

“Në orët e vona të ditës së enjte janë takuar lideri i Nismës Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së Behgjet Pacolli, në një nga restaurantet në periferi të Prishtinës. Takimi ka zgjatur disa orë, dhe dy liderët janë marrë vesh për koalicion parazgjedhor”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, pritet që sot (e premte) paradite të zyrtarizohet ky koalicion.

“Dy liderët e partive janë dakorduar që të premten nga ora 11:00 ta mbajnë një konferencë me media, ku edhe do të zyrtarizohet kaolicioni Nisma- AKR”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Këto burime nuk kanë dhënë detaje se si janë dakorduar për listën zgjedhore, por kanë saktësuar se Pacolli e Limaj edhe gjatë ditës së djeshme, kishin pasur një takim, para se të takoheshin në orët e vona të mbrëmjes.

Gazeta Blic ka provuar në këto orë të para të mëngjesit të kontaktoj me zyrtarë të Nismës dhe AKR-së për të konfirmuar këtë marrëveshje, por kontakti ka qenë i pamundur.

Ndryshe, ditë më parë AAK kishte arritur koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit./ Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz