BallinaLajmeLDK jep lajmin e fundit për koalicion parazgjedhor

LDK jep lajmin e fundit për koalicion parazgjedhor

Të ngjajshme

Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Kosova ka shënuar përparim në uljen e vdekshmërisë së...

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Gashi në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës tha se LDK-ja pritet që nesër të marrë disa vendime të rëndësishme sa i përket zgjedhjeve që pritet të mbahen në fillim të tetorit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nesër mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe aty do të këtë disa vendime. Njëri pritet të jetë zgjedhja e kryesisë së re dhe po ashtu do të ketë debat dhe diskutime se si do të shkojmë në zgjedhje. Besoj që nesër do të kemi një vendim dhe normalisht do të autorizohet kryesia për angazhimet e mëtejme për zgjedhje”.

Gashi gjithashtu tha se nesër mund të vendoset edhe për kandidatin për kryeministër nga kjo parti, përderisa foli edhe për kandidatët për deputetë.

“Pres që LDK-ja do të përballet suksesshëm në këto zgjedhje. Do të konfirmohet me votë që do të përkthehet me ulëse në Kuvend, e më pastaj edhe me marrjen e përgjegjësive qeverisëse”.

“Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja kanë qenë të suksesshëm. Pres që të gjithë nga ta të rikandidohen për deputetë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz