BallinaSportAtletja ruse Plavunova vdes gjatë stërvitjeve

Atletja ruse Plavunova vdes gjatë stërvitjeve

Të ngjajshme

“Dardanët” rikthyen Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në stadium me një koreografi

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, tifozëria...

​Çështja e presidentit, Mustafa: Diskutime të tilla mbahen në nivel të kryetarëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i...

Dërgesa ekspres, pa stres – DHL

Në botën ku gjithçka lëviz me shpejtësi, edhe dërgesat...

25-vjeçarja Margarita Plavunova ishte kampione kombëtar dhe ishte duke u stërvitur për Lojërat Olimpike në Tokio kur vdiq gjatë një vrapimi në Tambov.

Atletja ruse u gjet e vdekur afër një rruge të asfaltuar në distriktin Morshansky në Tambov të enjten, sipas agjencisë të lajmeve ruse TASS, transmeton Gazeta Express.

Vdekja e Plavunovas u konfirmua edhe nga Federata Ruse e Atletikës dhe shkaku i vdekjes besohet të ketë qenë një sulm në zemër gjatë vrapimit. Trajnerja e saj, Elena Menilkova, thotë se 25-vjeçarja nuk kishte qenë duke u ndierë mirë gjatë ditëve të fundit.

Plavunova ishte kampione e Rusisë dhe kishte garuar në vrapimet në 60 dhe 100 metra me pengesa. Ajo për herë të fundit garoi më 22 qershor në një turne regjional në Zhukovskiy dhe rekordi i saj në vrapimin në 100 metra me pengesa ishte për 14.06 sekonda.

Ajo shpresonte se do të arrinte të kualifikohet në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio dhe stërvitjet e shumta gjatë kohës së fundit, sipas AS, ndikuan në sulmin e zemrës që e pësoi. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz