back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeZgjedhjet në Kosovë/ Halil Kastrati thotë se ka pasur oferta nga partitë...

Zgjedhjet në Kosovë/ Halil Kastrati thotë se ka pasur oferta nga partitë politike

Të ngjajshme

LeBron James thyen edhe një rekord të madh të NBA

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, po vazhdon...

E premte me mot të vranët dhe riga shiu

Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët,...

Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale

Parlamenti i Portugalisë miratoi sot një projektligj, në leximin...

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe...

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka thënë se ka pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore, por që ai ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste.

Kastrati në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se do të vazhdojë angazhimin e tij në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, transmeton Telegrafi.

Ai ka falënderuar subjektet politike për mundësinë e dhënë, duke shtuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë.

“Përmes këtij shkrimi dua t’u informoj se unë nuk do të jem pjesë e asnjë liste në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi dua ta vazhdojë angazhimin tim në shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’. Njëkohësisht, dua t’i falënderoj subjektet politike për mundësinë e dhënë si dhe të sqaroj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz