BallinaLajmeNis bashkëpunimi i OVK-së me TIKA-n

Nis bashkëpunimi i OVK-së me TIKA-n

Të ngjajshme

“Takim mjaft vëllazëror”, ambasadori Malaj deklarohet pas bisedës me Konjufcën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, takimin me...

Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA për operacione kundër Iranit

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin...

Brajan Gruda ia shuan shpresat Shqipërisë dhe Kosovës me veprimin e fundit

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda...

Marrëveshja e 14 marsit, ndërkombëtarët vizitojnë Mitrovicën e Veriut

Pak javë pas marrëveshjes rreth Ligjit për të Huajt,...

Çitaku i drejtohet Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat, nxirri faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i...

Oda e Veterinarëve të Kosovës (OVK) dhe TIK-a, kanë gjetur gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit. Kështu u bë e ditur në takimin mes kryetarit të OVK-së, Arben Sinani dhe shefit të zyrës së TIKA-s për Kosovë Hasan Burak Ceran.

I pari i OVK-së, shpalosi projektet me interes për të dyja palët, për çka edhe mori mbështetjen e parezervë të TIKA-s.

“E njoftova për OVK, kur është themeluar, si funksionon, detyrat dhe qëllimet, statutin që ka momentalisht, synimet tona për ligjin e odës, bashkëpunimin me odat në rajon, bashkëpunimin me institucione të Republikës se Kosovës si dhe kërkuam mbështetja nga TIKA për projekte të ndryshme”, tha kryetari i OVK-së, Arben Sinani.

E shefi i zyrës së TIKA-s për Kosovë, premtoi mbështetje jo vetëm për projektet e shpalosura.

“Ne do jemi edhe urë lidhëse e fillimit të bashkëpunimit në mes të Odës së Veterinarëve të Kosovës dhe asaj turke”, tha Hasan Burak Ceran.

Po ashtu, TIKA, ofroi mbështetje edhe në sjelljen ekspertëve veterinar nga Turqia që të mbajnë trajnime profesionale për veterinarët e terrenit, si nga ana praktike, njashtu edhe teorike.

U diskutua edhe mundësia e shkuarjes se veterinarëve tanë në Turqi për të fituar përvoja dhe eksperienca të reja

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz