BallinaLajmeBllokohet aeroporti ‘Adem Jashari’: Mbi 500 punëtorë futen në grevë

Bllokohet aeroporti ‘Adem Jashari’: Mbi 500 punëtorë futen në grevë

Të ngjajshme

Marrëveshja e 14 marsit, ndërkombëtarët vizitojnë Mitrovicën e Veriut

Pak javë pas marrëveshjes rreth Ligjit për të Huajt,...

Çitaku i drejtohet Kurtit: Kush ka marrë para nga Serbia Albin, nxirri emrat, nxirri faktet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i...

Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit

Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u...

Atletiko Madrid ia rrëmben Atalantas edhe një futbollist

Pas Ademmola Lookman, Atletiko Madrid ia ka rrëmbyer Atalantas...

Punëtorët e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” sot po mbajnë grevë gjashtë orëshe, kjo ka shkaktuar tollovi dhe pakënaqësi të shumtë të udhëtarëve, shkruan Gazeta Metro.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi, ka thënë për klankosova.tv se sot janë mbi 500 punëtorë që po mbajnë grevë.

Ai ka thënë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre.

“Greva ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbahet deri në orën 14:00. Në këtë periudhë nuk do të ofrohet asnjë shërbim komercial. Numri i punëtorëve që i janë bashkuar grevës është më i madh se ditët e kaluara”, është shprehur Latifi.

Ai ka thënë se për hapat e radhës që do të ndërmerren, nëse nuk u plotësohen kërkesat, sot në orën 16:00 do të mblidhet kuvendi i sindikatës për të marrë një vendim./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz