back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeSi monitorohen burgjet në Shqipëri në kohë reale, dalin pamjet

Si monitorohen burgjet në Shqipëri në kohë reale, dalin pamjet

Të ngjajshme

Me qindra kamera sigurie janë të vendosura në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgjeve në Shqipëri.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thotë se përmes investimeve që janë kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, janë arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm.

“Këto mjete bashkëkohore që menduam t’i implementojnë në ambientet e burgjeve, kanë përmirësuar ndjeshëm kontrollin për elementët e sigurisë, sendet e ndaluara, kushtet e jetesë, kryerjen e shërbimeve, takimet me vizitorët, zbardhjen korrekte të ngjarjeve, zbatimin e orarit ditor, veprimtarinë e efektivëve të policisë, gatishmërinë e stafit dhe një sërë verifikimesh në përputhje me të gjitha të drejtat që i takojnë ligjërisht atyre që vuajnë dënimin”, shprehet Gjonaj.

Ministrja sjell edhe shembujt e burgut “Jordan Misja” në Tiranë dhe burgut të Peqinit ku janë instaluar sisteme të reja për bllokimin e valëve telefonike në ambientet e brendshme, për të vazhduar edhe me burgjet e tjera shqiptare.

“Edhe pse mundëm që t’i mbulojmë të gjitha IEVP-të me sistemin e monitorimit me kamera 24 orë, sistem skanerësh, sistem radio dhe sistem telefonik, sërish rritja më tej e sigurisë elektronike është një nga prioritetet të cilën do përpiqemi për ta shndërruar në një mekanizëm të pathyeshëm në të gjitha institucionet”, thotë Gjonaj. /tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz