BallinaLajmeRexhep Selimi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinaj që e akuzoi se ka ‘knu’...

Rexhep Selimi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinaj që e akuzoi se ka ‘knu’ në Hagë

Të ngjajshme

Rusia kryen stërvitje me raketa bërthamore në Siberi

Forcat strategjike raketore të Rusisë kanë zhvilluar stërvitje në...

Selinë në nominim, Gimbo “fansi” numër një!

Dj Gimbo po e shpreh publikisht përkrahjen për të...

Rexhep Selimi i përgjigjet Ramush Haradinaj që e akuzoi se ka ‘knu’ në Hagë Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

Ai i është përgjigjur Kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, i cili të hënën tha në Pressing se Selimi ka “knu” në Gjykatën Speciale, duke aluduar se ai ka qenë dëshmitar në dhomat e Specializuara në Hagë.

Selimi i ka mohuar këto akuza kategorikisht.

Ai ka thënë se kohët e fundit nuk e kupton shumë Ramush Haradinajn.

“E kam dëgjuar dhe nuk e kam pritur mirë. Nuk është hera e parë që e kam dëgju. Unë dua të them se Ramushi e di që nuk është ashtu. E di që është rrenë dhe e di burimin e kësaj rene. Po më bën përshtypje pse Ramushi po e knon atë këngë kur e di prej nga vjen. Autori i këngës është Hashim Thaçi, dhe nuk e kuptoj pse Ramushi e ndjek atë”, është shprehur Selimi.

Tutje Selimi ka thënë se asnjëherë nuk është thirrur nga Gjykata Speciale as si dëshmitar as si i dyshuar.

“Dua të them që është turp që një luftëtar të shkonte në Gjykatë si dëshmitar i fshehur”, ka thënë Selimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz