back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeDaut Haradinaj i bën pyetje drejtpërdrejt Rexhep Selimit për Ramushin

Daut Haradinaj i bën pyetje drejtpërdrejt Rexhep Selimit për Ramushin

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Daut Haradinaj i ka bërë pyetje deputetit të VV-së, Rexhep Selimit, në lidhje me atë se çfarë krimi mendon se ka fshehur Ramush Haradinaj kur ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në Gjykatën Speciale.

Selimi, në emisionin Pressing, është shprehur se kurrë nuk e ka thënë se Ramush Haradinaj ka bërë krime.

“Kapja e fjalës për bishti nuk e nderon as atë që e thotë as atë që e dëgjon. Kurrë nuk mendoj se Haradinaj ka bërë krime, e as që nesër mund të ketë fakte kundër tij. Nëse është në dorën tuaj të kapeni për fjalën kapuni atëherë, kurrë s’kam menduar se ai ka pasur të fsheh diçka, kurrë nuk kam menduar se ai duhet të fshehë diçka”, ka thënë Selimi.

Po ashtu Daut Haradinaj e ka pyetur Selimin se a i ka sugjeruar ai Sylejman Selimit që të mbrohet në heshtje në Hagë.

“Sylejman Selimi e ka dëgjuar fjalën e avokatit të tij. E kam vëlla, kërkush nuk mundet me hy në mes meje dhe Sylejman Selimit, e kam dëgjuar fjalën e avokatit të tij dhe e kam respektuar”, është shprehur Selimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz